Duke ngarkuar...

Online Sales Consultant

Brunes Group

/job-details/13004

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Si Konsulente Shitjeje Online, do të jeni pika kryesore e kontaktit me klientët në kanalet dixhitale, duke ofruar konsulencë profesionale për produktet dhe duke ndjekur procesin e shitjes nga fillimi në fund.

✅

**Detyrat kryesore:**

- Menaxhimi i kërkesave të klientëve përmes kanaleve online (website, WhatsApp, Instagram, Facebook, email).
- Ofrimi i konsulencës për produktet (pllaka, hidrosanitare, parket, mobilje, kuzhina, dhoma gjumi, aksesorë).
- Përgatitja e ofertave dhe ndjekja e porosive deri në finalizim.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut dhe showroom-it për të rritur konvertimin online.
- Raportimi i rezultateve dhe sugjerime për përmirësimin e procesit.

**✅**
**Kërkesat**
**:**

- Përvojë e mëparshme në shitje ose konsulencë klientësh (preferohet online).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bindjeje.
- Njohuri të mira të platformave dixhitale dhe mjeteve të komunikimit online.
- Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar në ekip.
- Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
- Diplomë universitare në marketing, biznes ose fushë të ngjashme (preferohet).

**Çfarë ofrojme:**

- Mjedis pune profesional dhe dinamik në një kompani lider në treg.
- Trajnime dhe zhvillim profesional.
- Pagë konkurruese.
- Mundësi rritjeje brenda kompanisë.

📍 Vendndodhja:

Tiranë

(përballë Qendrës Tregtare TEG)