Duke ngarkuar...

Sales Manager

Holle Baby Kosovo

/job-details/6974

Pristina, District of Pristina
full_time
Publikuar 68 dite me pare
Kjo shpallje nuk pranon më aplikime. Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL. Shiko punët aktive.
**Përshkrimi i kompanisë**

Holle Baby Kosovo është një kompani e përkushtuar në ofrimin e ushqimeve dhe produkteve ushqyese cilësore për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Fokusi ynë është të sjellim produkte të sigurta, të besueshme dhe të përzgjedhura me kujdes, që mbështesin ushqyerjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

Si një kompani në rritje, Holle Baby Kosovo vlerëson profesionalizmin, integritetin, kujdesin ndaj klientit dhe punën në ekip. Ne ofrojmë një ambient dinamik pune dhe mundësi për zhvillim profesional, duke kontribuar njëkohësisht në mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve.

**Përgjegjësitë kryesore:**

\* Menaxhimi dhe zhvillimi i shitjeve në tregun e Kosovës

\* Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët dhe partnerët

\* Identifikimi i mundësive të reja për rritjen e shitjeve

\* Monitorimi i tregut dhe konkurrencës

\* Realizimi i objektivave mujore dhe vjetore të shitjeve

\* Raportimi dhe analizimi i performancës së shitjeve

\* Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për aktivitetet promocionale

**Kërkesat:**

\* Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi

\* Orientim të fortë drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave

\* Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip

\* Njohuri të mira të tregut në Kosovë

\* Patentë shoferi – Kategoria B

**Përparësi:**

\* Përvojë të mëparshme në shitje, preferohet në sektorin farmaceutik ose produkte për fëmijë

\* Njohja e gjuhës angleze

**Te interesuarit te aplikojne ne email-in shpkavantgard@gmail.com ose te kontaktojne ne numrin e telefonit +355694067555**

Nuk ka shpallje që përputhen saktësisht me këtë URL.

Shpallje të tjera aktive